Futboll Sport

LECCE “BURGOS” RAMADANIN/ Në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

Pas një viti të vështirë, me ulje-ngritje të forta, Ylber Ramadani është rikthyer në nivele të larta, është rikthyer të jetë titullar fiks tek ekipi i Lecce-s. “Motori” kuqezi është një nga lojtarët me më shumë kilometra këtë sezon në Serie A, ku së bashku me Medon Berishën kanë ringjallur mesfushës e Lecce-s. Sigurisht përcaktues në këtë pikë ka qenë edhe trajneri Eusebio Di Francesco, me këtë të fundit që beson shumë te mesfushori kuqezi.

2026 është një vit i rëndësishëm për Ramadanin pasi lojtari futet në vitin që i përfundon kontrata. Mediat italiane janë ndalur te ky detaj, duke zbuluar edhe një klauzolë të përfshirë në kontratën e Lecce-s që i jep të drejtë këtyre të fundit të zgjasin bashkëpunim edhe për një tjetër vit.

Të shtyrë edhe nga trajneri Di Francesco, drejtuesit e Lecce-s pritet të ulën në një tavolinë me Ramadanin për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës. Gjithnjë sipas mediave italiane, edhe nëse nuk gjejnë një akord, Lecce pritet të aktivizojë të drejtën për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një tjetër vit.

Ad

Related posts

LAJM I MIRË NË KOSOVË/ Presidenti Ademi: 40 % e klubeve të Superligës do të luajnë në Europë duke filluar nga…

Delo.autor

Neymar, Thiago Silva, Di Maria…? “Zbrazet” trajneri i PSG-së, Unai Emery

Q.Autor

KORONAVIRUSI NË SERBI/ Shkeli karantinën, tre muaj arrest shtëpie për sulmuesin e kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment