Futboll Seria A

Inter rikthehet tek ‘dashuria e vjetër’, Sabatini në kontakte me Pastoren

Interi është duke kaluar momente shumë të mira këtë sezon, pasi është e dyta në renditjen tabelore të kampionatit italian, me vetëm dy pikë më pak se lideri Napoli.

Por, nuk është fshehtësi se Suning dëshiron ta përmirësojë skuadrën aktuale, shkruan Gazzetta dello Sport, transmeton Express.

Sipas gazetës italiane, drejtori sportiv i Interit, Walter Sabatini është në diskutime të vazhdueshme me Javier Pastoren e Paris Saint-Germain.

Ata kanë mirëkuptim të madh për njëri-tjetrin që prej kohës sa ishin bashkë në Palermo. Por, a mund Pastore të përfundojë në Inter? Koha do të tregojë.

Related posts

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI/ Drejtori i klubit të Serisë A në gjendje kritike për jetën

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Partizani transferon mesfushorin Mala. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

Adnan Januzaj befason Kosovën me deklaratën: Jam dhe ndihem belg

Sadik.Autor

Leave a Comment