Futboll La Liga Sport

FITOI GJITHÇKA/ Zidane paralajmëron Lopetegui: Kur je te Real Madridi, duhet të fitosh…

Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s, në të cilën flet për kohën e vet në stolin e “Los Blancos”, Benzema, Cristiano Ronaldo, tre Champions-ët e njëpasnjëshëm dhe largimin e tij. Zidane shpjegon filozofinë e tij të futbollit dhe çfarë do të thotë të jesh një trajner i Real Madridit: “Në Madrid duhet të fitosh gjithçka dhe të mbash një nivel të caktuar të lojës”.

Tre Champions-it radhazi: “Të tre ishin fantastikë, të gjithë ishin të veçantë për arsye të ndryshme. I pari dallohet për shkak se e kisha “sefte” si trajner. I dyti ishte simbolik dhe intensiv, kundër Juventusit, sepse patëm një performancë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë të finales. I treti përmbylli tri sezonet e mia si trajner i Real Madridit”.

Kritikat ndaj Benzema: “Karim ishte i rëndësishëm për të balancuar sulmin në drejtim të asaj se si e donin Realin në fazën ofensive. Ai na ndihmonte për të zbatuar lojën tonë poseduese. I ka ndihmuar shumë shokët e tij, është vënë në dispozicion të grupit dhe është një lojtar i vërtetë për ekipin”.

Sergio Ramos dhe CR7, liderët: “Të dy janë lojtarë me shumë energji dhe ndikim brenda ekipit. Sergio Ramos është një lider i natyrshëm dhe ka një prani të madhe në dhomën e zhveshjes. Edhe Cristiano Ronaldo është një lider në këtë fushë, që i frymëzon shokët e tij. Ata e plotësonin mjaft mirë njëri-tjetrin”.

A ka një ndryshim të kërkesës në kampionat nga Champions: “Për mua nuk ka asnjë ndryshim. Gjithmonë e kam përgatitur çdo lojë me të njëjtin nivel të përfshirjes, në çdo rast. Kur je trajner i Real Madridit duhet të fitosh gjithçka, duke mbajtur një nivel të caktuar të lojës. Kjo është filozofia ime”.

Çelësi i suksesit: “Unë gjithmonë qëndrova besnik ndaj filozofisë së futbollit, që e transmetova te lojtarët e mi, pavarësisht se kush ishin kundërshtarët tanë”.

Momente të këqija: “Kurrë nuk kam pasur përshtypjen se ekipi është në panik. Kur punoni me lojtarë me cilësi të lartë, ata dinë të menaxhojnë ato periudha të lojërave, kur nuk luani mirë dhe kthehesh shpejt në gjendje normale. Kur ju punoni me lojtarë të talentuar dhe me përvojë, gjëja më e rëndësishme është që të qëndrosh i qetë. Kjo është qasja ime si trajner”.

Related posts

PSG, Marquinos ka një mesazh prekës për Lucas

Q.Autor

Skënderbeu si ekip elitar, ja sa ndeshje ka zhvilluar deri tani

Sadik.Autor

VIDEO/ Reali thellon rezultatin ndaj La Corunas, Bale i ‘magjishëm’

Q.Autor

Leave a Comment