Futboll Sport

TË FIKSUAR PAS RISISË SË SILVINJOS/ Anglezët kërkojnë kontratë të re për lojtarin e huazuar

Maldini Kacurri luajti sërish titullar sot për Morekamben, që u mposht me rezultatin 1-2 nga Rochdale. Mbrojtësi i Kombëtares është i huazuar në kategorinë e pestë, pikërisht te klubi që rrezikon rënien.

Kontrata e huazimit të Kacurrit nga Arsenali përfundon në 2 janar. “Topçinjtë” duhet të marrin një vendim, sa i përket 20-vjeçarit.]Dhe pse u transferua në mesin e shtatorit, Kacurri e shfrytëzoi mjaft mirë periudhën te Morekambe. Kështu mbrojtësi fitoi çmimin si “Lojtari i Muajit” te Morekambe për tetorin dhe nëntorin.

Arsenali duhet të vendosë nëse do të zgjasë huazimin, do e shesë apo do e huazojë te një tjetër klub. Fakt është se risia e Silvinjos në shtatorin e këtij viti do të jetë pa kontratë te Morekambe në vazhdim.

Related posts

“MË RIFITOI ME NJË ÇANTË 300 MIJË EURO”/ Uanda Nara habit me deklaratën: Mauro Ikardi u dashurua teksa po bëja…

F.autor

Fillimi i shtatorit me ngjyrat kuqezi, sa shumë ndeshje të përfaqësueseve

Isa.Autor

“REALI MERITON TITULLIN”/ Suarez: Të fitojmë Championin, Lautaro është lojtar i madh

Delo.autor

Leave a Comment