Futboll Sport

E ARDHMJA E MITAJT ME PIKËPYETJE/ Al Ittihad sakrifikon shqiptarin për Tavares

E ardhmja e Mario Mitajt është vënë në pikëpyetje. Mbrojtësi kuqezi mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit; të paktën kështu raportohet në Arabinë Saudite, pasi klubi i Al Ittihad ka vendosur të shesë futbollistin shqiptar.

Largimi i Mitajt mund të ndodhë që tani, pasi klubi saudit po punon për të transferuar në Arabi mbrojtësin e majtë të Lazios, Nuno Tavares, dhe nuk mund të presë deri në verë.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë shuma që Al Ittihad do të kërkojë për kartonin e Mitajt. Kontrata e tij deri në vitin 2028 bën që klubi të mos ulë pretendimet, duke pasur parasysh edhe faktin se janë shpenzuar 5 milionë euro për huazimin dhe më pas blerjen e tij nga Lokomotiva e Moskës.

Related posts

EURO 2020/ Dopietat e Rodrigo dhe Alcacer vendosin për Spanjën dhe ruajnë përsosmërinë

Delo.autor

Rikthimi Flamurtarit te fitorja, kalon nga Lushnja

Sadik.Autor

KUALIFIKIMI NË FINALE TË “EURO 2020″/ Harry Kane: Me Italinë do të jetë e ndërlikuar, edhe një sfidë për….

Delo.autor

Leave a Comment