Futboll Sport

INTERI HEDH SYTË NGA KROACIA/ Zikaltrit piketojnë talentin e Dinamo Zagrebit

Dëmtimi i Denzel Dumfris ka hapur një boshllëk të rëndësishëm në krahun e djathtë të Interit dhe drejtuesit zikaltër po studiojnë alternativa për merkaton e janarit. Një nga emrat që po qarkullon me insistim është ai i Moris Valinçiç, mbrojtësit kroat të Dinamo Zagrebit.

23-vjeçari shihet si profil i përshtatshëm për skemat e Interit, falë aftësisë për të luajtur si mbrojtës krahu dhe për të mbuluar gjithë fasadën e djathtë. Valincic ka ardhur në rritje pas dy sezoneve të mira me Istra 1961, ku u afirmua si titullar. Aktualisht lojtari po rikuperon nga një dëmtim në kyçin e këmbës, por pritet të jetë gati pikërisht në janar. Një element që e bën profilin e tij interesant për Interin, i cili kërkon përforcime të menjëhershme për fazën e dytë të sezonit.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

Basha mbërrin në Selanik, tifozët e presin në aeroport me fanellën e Vangjelit

Sadik.Autor

Si dështoi transferimi i Arjen Robben te United

Sadik.Autor

Leave a Comment