Futboll Sport

SPALLETTI “FITON” JUVEN/ Bardhezinjtë tani synojnë kreun, gati edhe dy transferime në merkato

Juventus në drejtimin e Luciano Spallettit duket tashmë një skuadër e rilindur. Në dy muajt e gjysëm në drejtimin e “Zonjës së Vjetër” teknikë për të fituar besimin e drejtuesve dhe mbi të gjithë tifozët bardhezi. I ardhur me dyshimin sa i takon të kaluarës së tij si ish trajneri i Napolit, rivalit të urryer në Torino Spaletti në shumë pak kohë që ka arritur të marrë rezultatin e mni të gjitha ti jap identitetin e një skuadre që vitet e fundit ka vuajtur shumë në këtë aspekt.

Koha e Thiago Mottës dhe Igor Tudor duken të largët në ambjentin bardhezi dhe shifrat janë të gjitha në favor të Luciano Spallettit.2.18 pikë për ndeshjen mesatare e pikëve nën drejtimin e Spallettit, 1.76 Tudor e 1.79 pikë për Mottën. Juventusi tani ndodhet në Champions Champions, diferenca me kryesuesit e Interit është 7 pikë. Të mendosh për titullin që në sezonin e parë të Spallettit me Juventusin ndoshta duket se është problem, por të shpresosh nuk është asnjëherë e ndaluar.

Për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, drejtuesit torinez duket se kanë ndërhyrë në këtë merkatoje për të kompletuar ekipin. Orët e fundit në skenën që ka dalë emri i sulmuesit të Crystal Palace Jean-Philippe Mateta. Sulmuesi francez vijon të zhvillojë performancën e mira të këtij sezoni në Premier League, teksa ka realizuar 8 gola, megjithatë pista që nuk ka të bëjë ai pritet të jetë e vështirë, me klubin londinez që kërkon 30-35 mln euro për të lënë të lirë.

Ndërkohë sa i takon mbrojtes, bardhezinjtë tentojnë të mbyllin me Minguezan. Anësori i Celta Vigos ka dhënë aprovimin për transferimin në Torino. Me 3-4 mln euro transferimi pritet të mbyllet që në këtë seancë merkatoje.

Related posts

KAOS TEK BARDHEZINJTË/ Juventus ndryshon “lëkurë”, tifozët dalin kundër (FOTO)

Isa.Autor

Sulmuesi i Skënderbeut shënoi 3 gola, lushnjarët nuk ia japin topin e ndeshjes

Sadik.Autor

RRUFE NË QIELL TË HAPUR/ Lojtari më i mirë i JUVENTUSIT duhet të OPEROHET

Isa.Autor

Leave a Comment