Futboll Seria A Sport

FOBI NGA MBROJTËSIT “ZIKALTËR”/ Ish-lojtari i Milan rrëfen emrat që e frikësojnë

“Nuk do të doja më të përballesha me Godin apo Miranda. Kur ishin tek Atletico Madrid, ata ishin të pakalueshëm”. Kështu ish-sulmuesi i Milan, Carlos Bacca, aktualisht te Villarreal i ka përshkruar dy mbrojtësit që veç Madridit i bashkon edhe fakti që në kohë të ndryshme kanë mbajtur veshur fanellën zikaltër të Inter.

“Sot do të doja të evitoja qendrën “Chimi” Avila të Osasuna, të cilin do të doja ta kisha gjithmonë shok ekipi. Ka energji, jep gjithçka për ekipin pavarësisht kundërshtarit që ka përballë. Pyes veten gjithmonë se si fle, sepse vrapon për 90 minuta, gjithmonë”. 

“Një energji që e përçon te shokët e ekipit kur vrapon dhe lufton. Për këtë arsye nuk do të doja kurrë të përballesha”, deklaroi sulmuesi kolumbian i Villarreal.

Related posts

PAS NDESHJES GIMNASIA-ROSARIAO/ Maradona dhe gjesti i dyshimtë që bëri xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kaos në Vlorë: Shënon Torasa, por gjyqtari e anulon për prekje të topit me dorë (VIDEO)

Isa.Autor

SITUATË DRAMATIKE TEK CHELSEA/ Tre lojtarë janë futur në karantinë dhe…

F.autor

Leave a Comment