Futboll Premier League

Klopp: Mos e krahasoni Salah me Messin, vetëm Maradona ka qenë si ai

Jurgen Klopp është pajtuar me sugjerimet se Mohamed Salah mund shumë shpejt të konsiderohet njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, por ka insistuar se krahasimi me Lionel Messin nuk do ta ndihmojë atë aspak.
Salah i shënoi katër gola në fitoren 5-0 të Liverpoolit kundër Watfordit të shtunën në mbrëmje, duke e çuar në 28 numrin e përgjithshëm të golave në sezonin e tij të parë në Premierligë për Liverpoolin, transmeton Express.

I tillë ka qenë ndikimi i përfaqësuesit egjiptian pas kthimit në Angli nga Roma, saqë një gazetar i tha Kloppit se ish-sulmuesi i Chelseat, bashkë me yllin e Barcelonës Messi, është ndër talentët kryesorë të lojës së futbollit.

“Po, mendoj se Mo është asaj rruge”, tha Klopp.

“Kjo është gjë e mirë. Nuk mendoj se Mo apo kushdo tjetër dëshiron të krahasohet me Lionel Messin. Por, ai [Messi] është i vetmi që po e bën atë që po e bën tash e 20 vjet. E lojtari i fundit që e njoh i cili ka pasur këtë ndikim në paraqitjen e ekipit të vet ishte Diego Maradona, një lojtar tjetër argjentinas”, shtoi trajneri gjerman.

“Mo është lojtar fantastik, të jeni të sigurt. Por, jeta e ka se nëse ke shkathtësi, atëherë duhet t’i tregosh ato vazhdimisht. Vazhdimësia e tij është shumë e mirë për ne, na ndihmon shumë”, ka theksuar ai. /Express/

Related posts

SFIDA ÇEREKFINALE ITALI-BELGJIKË/ UEFA cakton arbitrin që u arrestua në vitin 2020

Delo.autor

Neymar në Madrid? Pronari i PSG-së befason me përgjigjen e tij

Q.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Korçarët në kërkim të golit, Shehi hedh në fushë edhe Guindon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment