Futboll La Liga

Pa Suarez dhe Busquets, Barça synon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në La Liga

Barcelona rikthehet në aksion në La Liga sot si nikoqir i Athletic Bilbaos në “Camp Nou”.
Skuadra e Ernesto Valverdes e mposhti Chelsean 3-0 në Ligën e Kampionëve për ta siguruar një vend në çerekfinale të kësaj gare, ku do të përballet me Romën, siç u mësua në shortin e të premtes, transmeton Express.

Në La Liga, Barça mbetet skuadër e pamposhtur me 72 pikë nga 28 ndeshje, 22 nga të cilat i ka fituar dhe vetëm në gjashtë tjera ka barazuar, duke e lënë Atletico Madridin 10 pikë mbrapa në vendin e dytë.

Te Barcelona do të mungojnë Luis Suarez për shkak të kartonëve dhe Sergio Busquets dhe Nelson Semedo si pasojë e lëndimeve.

Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Barcelonës, për ndeshjen që do të nisë në ora 16:15.

Related posts

MANCHESTER CITY LUAN ME ZJARRIN/ Në sezonin e ardhshëm UEFA mund të…

Isa.Autor

“KY ËSHTË FUTBOLLI”/ Mourinho i përulet Liverpool: Më të mirët në botë kundër ekipit…

Delo.autor

“UNË DO TË TË DUA PËRGJITHMONË”/ Postimi rrënqethës së vajzës së Maradonës: Jeta është e shkurtër (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment