Humbja e Milanit 3-2 ndaj Napolit ka sjellë përsëri Antonio Conten në radarin e kuqezinjëve, të cilin e shohin si pasuese të trajnerit aktual Gennaro Gattuso. 18 herë kampionët eitalisë kishin një avantazh prej 2-0 në Stadio San Paolo, por në hapësirën prej 30 minutash, lojtarët lëshuan tempin e lojës dhe në fund humbën 3-2.
Kjo humbje nga një avantazh prej dy golave ka bërë që trajnerit Gattuso t’i lëkundet pozicioni e tij.Sipas mediumit italian Calciomercato.com, hierarkia e klubit po konsideron përsëri për të bërë një ofertë për Conten si trajner tyre të ri.
Thashethemet tashmë ishin qarkulluar në mënyrë të përsëritur në muajt e fundit, madje edhe para se të ndahej italiani me Chelsean në rrethana problematike. Conte ishte në stadiumin e Torinos dje për të parë Juventusin që mundi Lazio me rezultat 2-0.
Megjithëse ideja e shefit të ish-Italisë fillimisht ishte hedhur nga ekipi menaxhues i Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli nga Yonghong Li, duket se profili i tij është i admiruar edhe nga drejtuesit e tanishëm Elliott Management dhe Leonardo.
