Futboll Sport

FTESËN NË KOMBËTAREN SHQIPTARE E FESTOI ME ASIST/ Pilo zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Stavro Pilo, vijon të jetë në formë të shkëlqyer me AEK-un e Athinës. Mbrojtësi i majtë ishte protagonist në fitoren 3-0 ndaj Kifisia të dielën, ku dhuroi një asist të bukur.Në minutën e 26-të, ai avancoi në krahun e majtë dhe pas një kontrolli të saktë të topit, shërbeu në mënyrë perfekte për shokun e skuadrës, duke kontribuar në golin e tretë të takimit.

Falë performancës fantastike në ndeshjen e fundit, Pilo është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga mediat greke.

Trajneri Silvinjo pritet të ketë “armë” shtesë në repartin e mbrojtjes, aty ku Shqipëria ka qenë e “blinduar” në kualifikueset e Botërorit, duke qenë një skuadër që pëson shumë pak. Pilo feston ftesën te Shqipëria në mënyrën më të mirë të mundshme.

WhatsApp Image 2026-03-23 at 14.06.32

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Shehi: Se kuptoj si mund ta pësosh atë gol që…

Delo.autor

“TË Q*FSHA ROPT”/ Sadiku shpërthen pas golit “magjik” (VIDEO)

Delo.autor

BËN “PAQE” PAS GJESTIT TË KRIJUAR NË “SAN SIRO”/ Mbrojtësi i Lazios: Mjaft me polemika, do të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment