Futboll Sport

DËMTIM SERIOZ/ Lojtari i Bayern humbet Botërorin

Dëmtimi i Serge Gnabry ka rezultuar serioz. Sulmuesi i Bayern ka humbur ndeshjet e mbetura të kampionatit, ndërsa jo vetëm kaq, por nuk do të mundet të kontribuojë as në Botëror për Gjermaninë. Në një postim në rrjetet sociale, Gnabry ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë.

“Ditët e fundit kanë qenë të vështira për t’u përballuar. Një sezon me Bayernin që ende ka shumë për të luajtur pasi siguroi një tjetër titull në Bundesligë në fundjavë. Sa i përket ëndrrës së Kupës së Botës me kombëtaren… kjo për fat të keq ka mbaruar për mua. Ashtu si pjesa tjetër e vendit, do t’i mbështes djemtë nga shtëpia.

Tani është koha të përqendrohemi në rikuperim dhe kthimin në fushë për parasezonin.Faleminderit për të gjitha mesazhet.”

Related posts

De Bruyne: “Refuzova Bayernin e PSG-në për Manchester Cityn”

Sadik.Autor

Çudira shqiptare në Kategorinë e Parë/ Besa pa rezerva në Burre

Sadik.Autor

“E NJEH, PRITJA”/ Ronaldo provoi të nervozonte Ibrën. Ja si reagoi bomberi suedez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment