Futboll La Liga Sport

SHIFRA TË FRIKSHME/ Barcelona me formacion 4505 milionë eurosh (FOTO)

Largimi i Neymar ishte një goditje e madhe për Barcelonën. Së pari, për shkak se braziliani ishte një lojtar i shkëlqyer, që formoi një “trident” shkatërrues për çdo kundërshtar, bashkë me Messin dhe Suarez. Ky largim i goditi katalanasit edhe për shkak se nuk mund të bënin asgjë për ta ndaluar atë në rrugën drejt kalimit te PSG.

Gjigantët francezë paguan klauzolën e futbollistit (222 milionë euro), duke i lënë “me gisht në gojë” blaugranët. Nga ai moment, Barcelona nxori mësime dhe filloi të vendosë klauzola të frikshme për lojtarët e saj, nëse ata duan të ikin nga “Camp Nou”. Objektivi është i qartë: parandalimi i një tjetër manovre të ngjashme me atë të Neymar.

Dhe i pari që u fut në këtë “morsë” kontraktuale ishte Leo Messi. Atij i ishte vendosur klauzola e ndërprerjes së bashkëpunimit prej 400 milionë euro, por me precedentin “Neymar”, klubi rihapi negociatat për ta rritur atë në 700 milionë euro. Të gjitha rinovimet që kanë ndodhur nga ai moment janë bërë me rritje të konsiderueshme të klauzolave të lojtarëve.

Barcelona ka tashmë një grup lojtarësh të formacionit bazë, që vërtiten te klauzola e 400-500 milionëve: Pique, Busquets, Sergi Roberto, Umtiti dhe së fundi Jordi Alba. Shuma e klauzolave të formacionit katalanas arrin në 4.505 milionë euro. Në njëmbëdhjetëshen e parë, Ivan Rakitic ka klauzolën më të ulët, 125 milionë euro.

Me klauzola të tilla, Barcelona po mundohet të “markojë” jo vetëm lojtarët e ekipit të parë. Klubi, gjithashtu, dëshiron ta mbrojë veten nga klubet, që kërkojnë dhe investojnë në lojtarët e rinj. Për këtë pjesë, klauzolat rinovuese pritet të jenë midis 100 dhe 200 milionë eurove.

Related posts

E RËNDË NË ITALI/ Sulmohet me sende të forta presidenti i klubit të futbollit. Poston FOTO…

F.autor

TURPËRIMI NË NORVEGJI/ Tifozët “verdhekuq” të pranishëm në tribuna refuzojnë fanellën e kapitenit të Romës

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Duel i fortë mes Inter dhe Lyon mbi portierin e skualifikuar, ja si duket situata…

Delo.autor

Leave a Comment