Futboll Sport

E MBYLL ME LAZION NË QERSHOR/ Elseid Hysaj “peshkohet” nga rivalët e kampionatit

Largimi i Elseid Hysaj nga Lazio në fund të sezonit është i sigurt. Kontrata e mbrojtësit 32-vjeçar me klubin kryeqytetas, përfundon këtë qershor dhe Lazio nuk e ka në planet e së ardhmes.

Mirëpo, për Hysajn ka edhe të interesuar. Për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare ka shfaqur interes serioz një tjetër klubi Serie A. Sipas mediave italiane, Parma e pëlqen shumë 32-vjeçarin shkodran.

Trajneri i Parmës, Carlos Cuesta e vlerëson shumë Hysajn, duke e menduar si të duhurin për repartin difensiv, për shkak të eksperiencës që shqiptari ka në futbollin italian. Tashmë, mbetet “drita jeshile” nga vetë futbollisti.

Kujtojmë se Hysaj ka një interesante në Itali. Ai ka luajtur për moshat e Empolit dhe më pas për ekipin e parë, aty ku ra në sy. Më vonë, nga viti 2015 deri në 2021-shin, ai luajti për Napolin, teksa më pas firmos me lacialët.

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i NBA firmos për Los Angelos Lakers

Delo.autor

Verdi konfirmon kalimin te Napoli: Kam folur me Ancelottin

Sadik.Autor

“KRUTANËT” NUK DORËZOHEN/ Kastrioti kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin e Luftëtarit…

Delo.autor

Leave a Comment