Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET SERIE A/ Në fushë rivalët e përjetshëm, Inter e Milan përplasen në distancë, “boom” tifozësh në javën e parë

Më në fund, tifozët e futbollit italian do të shijojnë magjinë e Serie A. Java e parë do të jetë e ndarë në tre ditë, gjithçka starton këtë të shtunën në orën 18:30 ku në fushë zbresin kampionët në fuqi, Milan pret në “San Siro” Udinesen. Në të njëjtën orë luhet edhe Sampdoria-Atalanta.

Pioli pritet ti besojë një fanellë titullari lojtarëve më të cilët fitoi titullin një vit më parë, sigurisht pritet të ketë disa minuta edhe për dy afrimet e verës, De Ketelaere dhe Origi.

Në mbrëmje, në orën 20:45 në fushë zbret Inter, zikaltërit e nisin në transfertë përballë Lecce. Inzaghi arriti të rikuperojë në kohë Brozovic ndërsa Asllani pritet të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Të dielën është radha e Romës që luan në transfertë përballë Salernitana ndërsa të hënën Juventus pret në Torino Sassuolo-n. Interesimi nga ana e tifozëve është i lartë pasi sipas mediave italiane, 280 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadiume në javën e parë.

Related posts

PËRBALLJA NË ÇEREKFINALEN E CHAMPIONSIT/ Dy ish-lojtarët e “Zonjës së Vjetër” sulmojnë Drejtorin e Ajaxit: Turp të kesh!

Delo.autor

MAGJIK/ Barcelona barazon rezultatin me një SUPERGOL të MESSIT (VIDEO)

Isa.Autor

DITË VENDIMTARE PËR VIDAL-INTER/ Zbulohen detajet dhe kontrata

Delo.autor

Leave a Comment