Ernest Muçi u zgjodh dje lojtari i ndeshjeve, pasi i dha fitoren Trabzonsporit në transfertën e Beshiktashit. Futbollisti i Kombëtares shënoi golin e fitores për 1 me 2.
Pas ndeshjeve, trajneri Fatih Teke i Trabzonsporit u pyet për Muçin. Tekniku tregoi hapur se dëshira e stafit është që të qëndrojë, por nuk mbetet në dorën e drejtuesve që duan të negociojnë me çmimin 8.5 milionë euro që marrin nga Beshiktashi.
“Ia përcolla mendimin tim klubit dhe vetë Muçit. Muçi ishte gjatë kohës së tij këtu.
Nuk ka problem me idenë e dëshirave për të qëndruar Muçi. Mendoj se mund të ketë mundësi financiare. Por mendoj se mund të shkojë në drejtimin që duam ne”, u shpreh Teqe pas fitores me Beshiktashin.
Fjalët e trajnerit Teke kanë ndezur tifozët e Trabzonsporit, që po kërkojnën e kartonit. Fillimisht u tha se data e fundit për të nisur transferimin ishte sot, më 10 maj. Pas ndeshjeve me Beshiktashin u zbulua që bëhet fjalë për datën 20 maj, ndërsa më parë ishte një gabim i presidentit të Beshiktashit që kishte njoftuar ndryshe.
