Champions League Futboll Sport

VULOSI TRIUMFIN NDAJ PSG-SË/ Ylli i “Djajve të Kuq” e festoi si i çmendur golin e Rashford nga shtëpia (VIDEO)

Jesse Lingard ka postuar një video nga festimi i tij i lumtur në rastin e golit të Marcus Rashford, që vulosi triumfin e pabesueshëm të Ligës së Kampionëve ndaj PSG.

Ishte dukshëm e pamundur që “Djajtë e Kuq” të mund të shkonin në Paris dhe të pretendonin përmbysjen e disavantazhit 2-0, referuar dominimit të PSG në ndeshjen e parë dhe faktit që kishin një mori lëndimesh, por në fund ia dolën.

Lingard e ka përjetuar ethshëm kualifikimin, duke e ndarë gëzimin e tij të çmendur me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes një videoje. Ai po e shihte ndeshjen nga shtëpia, në televizion, sepse ishte i dëmtuar.

Manchester United tani pret shortin e çerekfinaleve të garës madhore europiane për klubet, ku e kanë siguruar vendin edhe Tottenham, Ajax e Porto për momentin.

View this post on Instagram

Enjoy that one, @jesselingard? 🤣🤣

A post shared by Manchester United (@manchesterunited) on

Related posts

ÇUDIA NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Mahrez mungoi në finalen ndaj Liverpool se kishte frikë nga…

Delo.autor

BERISHA TITULLAR/ Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Fiorentinës (VIDEO)

F.autor

La Maqedoninë për Kombëtaren Shqiptare, talenti kuqezi shënon super gol në Zvicër (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment