Futboll Sport

UZUNI KAPET “MAT” NË “STRIP-in” E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO)

Kur mendon për Myrto Uzunin, gjëja e parë që të vjen ndërmend janë golat e tij apo vrapimet e pandalshme me fanellën e Kombëtares Shqiptare.

Por me sa duket, sulmuesi ynë di mirë si t’i shfrytëzojë ditët e pushimit, madje në destinacionet më të “nxehta” të Europës!

​Në një video ekskluzive të siguruar nga fansat në rrjetet sociale, bomberi i Kombëtares është kapur “mat” në mes të natës në rrugën më të çmendur të ishullit grek Zakynthos, të njohur ndryshe si “The Strip” në Laganas!

Për të gjithë ata që mendja i shkoi menjëherë te striptizmi, na vjen keq t’ju zhgënjejmë: bëhet fjalë thjesht për pedonalen e famshme të jetës së natës, e mbushur plot me klube e drita neon.

​Në pamjet e videos, Uzuni shihet duke ecur i qetë me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, i shoqëruar nga miqtë e tij, teksa kalon mes klubeve të njohura, por, rrugës nuk mund t’i shpëtonte syrit mprehtë të shqiptarëve!

​”O Uzuni! O Uzuoni!”, dëgjohen duke thirrur me të madhe djemtë shqiptarë nga makina, duke shpërthyer në të qeshura. Bomberi ynë, i cili mesa duket nuk e priste të gjente “Tifozët Kuqezi” edhe në mes të jetës së shfrenuar greke, kthehet për një moment i habitur, por nuk e prish terezinë dhe vazhdon rrugën mes motorëve katërrotësh që bëjnë xhiro në zonë.

​​Klikoni dhe shikoni videon për të parë reagimin epik të yllit të kombëtares.

Related posts

HUMBJA KUNDËR SHAKHTAR/ Modric: Nuk ishim në lartësinë e kompeticionit, ja çfarë na tha Zidane…

Delo.autor

Beppe Marotta: Eleminimi nga Reali nuk do të ndryshoj asgjë tek Juventusi

Sadik.Autor

Dzeko i thotë “po” Chelsea-t: Do të fitojë 8 milionë euro në vit

Q.Autor

Leave a Comment