Futboll Sport

“ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?” Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje

Harrojini strategjitë e marketingut dhe videot virale! Nëse doni të bëheni të famshëm brenda natës, receta është kjo: mbushni 40 vjeç, luani në ligën e dytë portugeze, shkoni në Kupën e Botës dhe ndalni kampionët e Europës.

Kështu ndodhi me portierin e Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili u shndërrua në një fenomen global pas paraqitjes heroike në barazimin 0-0 ndaj Spain.

Para ndeshjes, veterani 40-vjeçar kishte rreth 50 mijë ndjekës në Instagram. Por vetëm pak orë pas vërshëllimës së fundit, llogaria e tij shpërtheu, duke kaluar fillimisht 2 milionë dhe më pas mbi 5 milionë ndjekës.

Vozinha realizoi shtatë pritje vendimtare kundër Spanjës dhe u shpall një nga heronjtë e ditës në Botërorin 2026. Historia e tij u bë menjëherë virale në mediat ndërkombëtare, me shumë tifozë që vërshuan në rrjetet sociale për ta përgëzuar.

Sot, portieri i Kepit të Gjelbër ka më shumë ndjekës në Instagram sesa pesëfishi i popullsisë së vendit të tij, që numëron rreth 500 mijë banorë.

Ndaj edhe batuta që po qarkullon në rrjet është bërë virale: “O çuna, si fiket ky Instagrami se më mbaroi bateria?!”

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Mesfushori Arambarri zhbllokon sfidën me një “PREDHË” nga 35 metra distancë (VIDE)

Delo.autor

PAMJET/ Vedat Muriqi “superhero”, sulmuesi dardan shënon dy gola dhe shpëton ekipin nga humbja

F.autor

​Alarm në Barcelonë për Umtiti, nënshkruan një kontratë të re

Q.Autor

Leave a Comment