Futboll Sport

ZYRTARE/ Klubi i Serisë A nuk e lë t’i ikë nga duart, blindon një nga talentet më të mëdhenj të Shqipërisë me kontratë afatgjatë

Gabriel Kulla është kthyer në vitet e fundit në një nga emrat më të spikatur në kampionatin Primavera në Itali duke veshur fanellën e Sasuolos. Në sezonin e fundit ai u shpall edhe sulmuesi më i mirë i kampionatit të të rinjve në Itali.

Kjo ka bërë që klubi i Sasuolos të vendosë të blindojë menjëherë talentin shqiptar i cili aktualisht përfaqëson ngjyrat kuqezi me Shqipërinë U19. Palët kanë hedhur firmën mbi një kontratë që e lidh me skuadrën e Serisë A deri në vitin 2030.

“U.S. Sasuolo është i lumtur të komunikojë zgjatjen e kontratës së Gabriel Kullës deri më 30 qershor 2030.

Qendërsulmuesi i ditëlindjes 2008 ka kaluar tre sezone me fanellën e këtij ekipi, me të fundit në radhët e skuadrës Primavera. Në kampionatin për U20, futbollisti 18-vjeçar ka rënë në sy me 16 gola dhe 8 asiste, duke merituar “Primavera Best Awards 2026” si sulmuesi më i mirë”, shkruhej në njoftimin e Sasuolos për sulmuesin.

Related posts

De Gea “zbulon”: Mund të më përjashtojnë nga Manchester United

Sadik.Autor

“Bombë” nga Spanja: Barcelona dhe Atletico arrijnë marrëveshjen për Griezmann

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Suning i shpall luftë Premier League, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment