Futboll Sport

ZYRTARE/ Ka luajtur një ndeshje me Panathinaikos, mesfushori prezantohet nga klubi i Superiores

Vora ka afruar një tjetër lojtar me kontribut te moshat e Kombëtares. Bëhet fjalë për Leandro Frrokun, i cili regjistron paraqitje me Shqipërinë U-21.

Për 22-vjeçarin do të jetë eksperienca e parë jashtë Greqisë. Mesfushori ishte për herë të fundit pjesë e Asteras Aktuator B në kategorinë e dytë të Greqisë.

Frroku gjatë karrierës së tij regjistron edhe një ndeshje me ekipin e parë të Panathinaikos.

NJOFTIMI I VORËS:

“Leandro Frroku i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Leandro Frroku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Mesfushori defensiv 22-vjeçar vjen pas një rruge zhvillimi në futbollin grek, ku është formuar në akademinë e Panathinaikos dhe më pas ka vazhduar karrierën e tij duke fituar eksperiencë në futbollin profesionist.

Frroku ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, duke përfaqësuar fanellën kuqezi nga U-16 deri te U-21, rrugëtim që pasqyron cilësinë, vazhdimësinë dhe potencialin e tij.

Profili i tij sjell energji, intensitet dhe ekuilibër në repartin e mesfushës për objektivat e sezonit të ri. Mirë se erdhe, Leandro!”

Related posts

​Mavraj flet për shortin e Shqipërisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve

Q.Autor

Fansat e Arsenalit GËZOJNË për LENON, por edhe për…të DASHURËN e tij (FOTO)

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË BALOTELLIT/ Adana Demirspor provon një tjetër super goditje, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment