Futboll Sport

PLAS ME MBROJTËSIN E KOMBËTARES/ Refuzoi të luante, trajneri tregon prapaskenat që dërguan në vendimin drastik

Bujar Pllana refuzoi të luajë me Lekia Gdansk në Poloni, ndërsa janë zhvilluar tri javët e para të kampionatit në kategorinë e dytë. Tashmë klubi ka pranuar të ndërpresë bashkëpunimin, pavarësisht se Pllana kishte edhe dy vite të mbetura kontratë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori vendimin drastik pas rënies nga kategoria, ndërsa klubi dha dritën jeshile së fundmi. Vetë trajneri Vladislav Lupashko tregonte prapaskenat dy javë më parë.

Tekniku i Lekia Gdansk u shpreh se Pllana refuzon të luajë. Ai mendonte se ka gjetur ekip të ri, apo se nuk nuk është paguar dhe nuk pranon të luajë në këto kushte.

Për më tepër shtoi se klubi do e dënojë për sjelljen e tij. Pllana ndërkohë është në gjendjen e duhur fizike.

“Wp Sportowe Fakty” raportoi dy ditë më parë fjalët e tjera të trajnerit, që shtonte se Pllana ka oferta. Dhe po ashtu sugjeronte klubin që t’i hapte rrugë largimit. Dje ishte gazetari Tomasz Galinski ndërkohë që u shpreh se ndërprerje e kontratës ishte me marrëveshje, ndërsa Pllana tashmë është lojtar i lirë.

Related posts

Alves: Do të kthehesha te Barcelona që nesër, nëse më thërret

Sadik.Autor

Simeone barazohet me Aragones, fiton 6 trofe me Atlético Madrid

Sadik.Autor

Rivalë prej 10 vitesh, Mesi: Nuk do të jem asnjëherë mik me Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment