Kilian Mbape dhe Zinedin Zidan bashkë duhej të ishte një kombinim që të sillte shkëndija të Franca. Por për momentin, duket se po sjell shkëndijat e gabuara. Sipas mediave franceze, situata mes sulmuesit, trajnerit dhe pjesës tjetër të skuadrës, nuk është më e mira e mundshme.
Krisja mes Mbape dhe shokëve të skuadrës nisi me deklaratat e tij për “Topin e Artë”, ku sulmuesi francez shpalli vetën “të zgjedhurin”, duke nënvlerësuar të tjerët si Dembele apo Olize duke i përkufizuar vetëm “talente”. “L’Equipe” bën të ditur këtu nisi krisja në dhomat e zhveshjeve të Francës, me shokët e skuadrës që i qëndruan larg edhe pse Mbape shfaqej i qeshur me ta apo me mesazhe shpjegimi në Whatsapp.
Raporti me Zidan është një çështje tjetër. Mbape raportohet se ka mbetur i pakënaqur nga mënyra se si trajneri insistoi që ai do luante majtas, në një deklaratë që sulmuesi e mësoi duke parë konferencën e tij në TV dhe jo nga një bashkëbisedime me legjendën. Sulmuesi u përshtat, por u dëmtua dhe Zidan tha menjëherë pas sfidës që do e linte të lirë. Por ai mungoi në ndeshjet e radhës të Francës, duke mos i parë nga tribuna, edhe pse gjendej në Paris në ditën kur Franca luajti përballë Italisë.
Në media raportohet se ai ka munguar në stërvitjen e sotme të Francës, një ditë para duelit me Italinë dhe Zidan ka grumbulluar Majulu, duke bërë planet pa sulmuesin e Realit.
