Futboll Seria A Sport

“OBJEKTIVI I LAZIOS ËSHTË CHAMPIONS”/ Batuta epike e Igli Tare: Inzaghin e njoh më mirë se…

Igli Tare është padyshim një nga drejtorët më të suksesshëm në sezonet e fundit në Serinë A. Biondi vlonjat ka marrë elozhe të shumta nga mediat italiane, falë punës së shkëlqyer që po bën te Lacio, duke spikatur me afrimet e tij cilësore.

Vlonjati ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për të përditshmen italiane “Corriere dello Sport”, ku veç të tjerave nuk i ka kursyer edhe batutat për trajnerin e të kaltërve Simone Inzagi, duke deklaruar se e njeh më mirë se gruan e tij. Drejtori sportive zbulon gjithashtu edhe objektivat e Lacios.

Tare-Inzagi

“Kjo është Lacio e së ardhmes, një formacion që vjen si rezultat i punës së shumë njerëzve. Merita e rezultateve pozitive, nuk është e imja, e një ose 2 personave, por e përpjekjeve të bëra nga të gjithë ata që punojnë për këtë klub. Tani jemi vetëm në gjysëm të rrugës. Duhet të ruajmë standardin e përformacës deri në fund, për të arritur objektivat tona.

Objektivi i Lazios është kualifikimi në Champions. Është herët për të folur për më shumë, të shohim se në çfarë situate do të jemi në 3-4 javët e fundit.

Inzagi? Nuk surprizohem aspak nga Simone. E njoh më mirë se njoh gruan time. E njëjta gjë edhe për të, njihemi prej 15 vitesh.

Merkato? Në janar tregu nuk ofron mundësi të mëdha sepse skuadrat që kanë lojtarët më të mirë i mbajnë ata”, u shpreh Tare.

Related posts

REAL MADRID ZHGËNJEN SËRISH/ Alaves mposht “Los Blancos”, Zidane humbet sërish Hazard

Delo.autor

Jorginho: Ne duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli kampionë

Sadik.Autor

DYNAMO KYIV-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” mund të quhen të kualifikuar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment