Futboll

Spalletti nuk komplimenton skuadrën pas fitores së madhe ndaj Sampdoria-s

Luciano Spalletti thotë se kritikat e ashpra që i ka bërë skuadrës së Inter ishin për të provokuar një reagim të djemve, teksa zikaltrit mposhtën bindshëm Sampdorian me rezultatin 5-0.

Pas ndeshjes, Spalletti ishte ankuar për kualitetin e ekipit dhe se nuk mund t’i bënte të luanin më mirë. Dhe skuadra është kundërpërgjigjur.

“Qëllimi i fjalëve të mia ishte të provokoja një reagim për të bërë më mirë dhe për t’i dhënë forcën që besoj se e kanë,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Nuk e di se çfarë garanton fitoren, por e di se çfarë garanton humbjen dhe kjo është komplimentet pavarësisht se çfarë mund të bëjnë.

“Më pëlqen se si e interpretuam ndeshjen ndaj një kundërshtari të vështirë, që lëviz shpejt topin dhe tregoi kualitetin e tij në disa momente.

“Nuk lejuam Sampdorian të bënte asgjë. Luajtëm si skuadrëd dhe donim fitoren me çdo kusht.

“Nuk ka kuptim të pendohemi për pikët e lëna, pasi që tani kemi harxhuar më shumë kohë se sa duhet. Është më mirë të fokusohemi në ndeshjen tjetër dhe të luajmë kështu.”

Related posts

(FOTO) Barcelona 0-0 Getafe/ Notat e lojtarëve, Guaita më i miri

Q.Autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Ekzekutohet lojtari kombëtares venezueljane… (FOTO)

Delo.autor

BËRI NDËRHYRJE SPEKTAKOLARE NDAJ GRANADËS/ “Gjiganti” Courtois: Shpresojmë që rivalët…

Delo.autor

Leave a Comment