Basketball

Durrës, përurohet pallati i ri i sportit

Në Xhafzotaj të Durrësit u përurua pallati i ri i sportit dhe Akademia e Basketbollit “Goga Basket”. Presidenti i saj, Perikli Goga, falenderoi të gjithë ata që besuan dhe ndihmuan në këtë iniciativë.

 “Ne kishim ambicie dhe dëshira më të mëdha, ndaj vendosëm të bënim pallatin e sportit si investimi më i duhur që një biznesmen, ish-sportist, mund të bëjë për veten dhe komunitetin”, deklaroi Goga.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi investimin e bërë dhe kërkoi që t’i hapet rrugë një ligji të ri për sponsorizimet, në mënyrë që të stimulohen më shumë investime të tilla në sport dhe kulturë.

“Duke parë edhe angazhimin e madh të shumë figurave të njohura të basketbollit, është një mundësi e madhe që përmes gjetjes së rrugëve për të stimuluar financiarisht këtë aktivitet, ne të tërheqim më shumë fëmijë drejt këtij sporti”, u shpreh Rama.

Akademia “Goga Basket” është një sipërmarrje e disa ish-basketbollistëve të Durrësit, e cila që prej vitit 2015 stërvit të rinjtë në disiplinën e basketbollit në 8 ekipe moshash.

Related posts

LeBron përbindësh, Cleveland “fluturon” falë 44 pikëve të “mbretit”

Sadik.Autor

BASKETBALL/ Euroleague, ekipet ruse dhe spanjolle dominojnë turneun

Delo.autor

Golden State luan si kampion, mund Houston, kampioni del në finalen e shtatë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment