Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbyllur me sukses misionin e saj në Ligën e Kombeve, duke fituar edhe ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë me shifrat 2-0 dhe fituar grupin.
Kuqezinjtë, në një ndeshje ku shumë mirë mund të administronin rezultatin për një barazim, nuk hoqën dorë nga sulmet dhe ia dolën të shënon nga një herë në secilën pjesë, me Manajn e Hysajn, ndërsa shpërdoruan edhe raste të tjera të mira.
Ndërkohë, ata ishin shumë hermetikë në prapavijë, duke mos u lejuar thuajse asgjë bjellorusëve, për të marrë fitoren 2-0 që duhej për të vulosur dominimin në grupin e Ligës C dhe siguruar ngjitjen në Ligën B.
BJELLORUSI-SHQIPËRI 0-2
28′ Manaj, 57′ Hysaj
NGJARJET KRYESORE
90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Shqipërisë.
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
90’ Asllani i lë vendin në fushë Fetait në radhët e Shqipërisë.
90’ Daku tenton të godasë me roveshatë pas një harkimi të Hysajt, sfera nuk gjen portën.
88’ Boçarov tenton portën me një goditje dënimi, duke çuar sferën direkt në duart e Berishës.
87’ Mitaj ndëshkohet me të verdhë.
86’ Tentativë e Asllanit nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e bjellorusëve.
85’ Seljava i lë vendin në fushë Boçarov.
85’ Melniçenko ndëshkohet me të verdhë.
83’ Top në thellësi për Morozov i cili devijon por jo sa për të kaluar Berishën. (VIDEO)
79’ Manaj i lë vendin Dakut në radhët e kuqezinjve.
78’ Melniçenko tenton me një gjuajtje në hyrje të zonës duke gabuar plotësisht shënjestrën. (VIDEO)
74’ Laçi dhe Hoxha i lënë vendin në fushë Uzunit dhe Hasës në radhët e kuqezinjve.
73’ Morozov merr vendin e Kontsevoi në radhët e Bjellorusisë.
72’ Peccenin me kokë tenton portën nga e majta, por nuk gjen katërkëndorin.
71’ Volkov ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Manajt.
67’ Gromiko tenton portën por gjen Berishën në pozicion.
63’ Laçi niset drejt zonës dhe pas një kontakti të portierit rrëzohet, me kryesorin i cili jep penallti. Por më pas salla e VAR-it anulon gjithçka për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (VIDEO)
62’ Barkovski, Shumanski dhe Begunov i lënë vendin Mielninçenko, Kovalev dhe Gromiko në radhët e Bjellorusisë.
57’ GOOOL SHQIPËRIA! Hysaj merr topin në të djathtën dhe lëshon në gjuajtje në zonë që devijohet dhe mposht portierin. (VIDEO)
53’ Shumanski ekzekuton një goditje dënimi, duke kaluar topin mbi traversën e Berishës. (VIDEO)
49’ Bjellorusia ka marrë kontrollin e lojës në këto minuta, duke kërkuar të gjejë golin e barazimit.
46’ Shumanski nga e majta e sulmit tenton menjëherë me një gjuajtje, pa gjetur portën e Berishës.
46’ Nuk ka ndryshime nga trajnerët, nis pjesa e dytë e takimit.
45’+1’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Shqipërisë pjesa e parë.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
44’ Aksion i Pilos në të majtën, pasimi i tij gjen Hoxhën i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)
44’ Manaj tenton të gjejë portën me një rrotullim të shpejtë, sfera shkon në duart e portierit. (VIDEO)
41’ Shumanski nga e majta hyn drejt qendrës dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën e cila shkon rrezikshëm jashtë ngjitur me shtyllën e largët. (VIDEO)
40’ Goditje këndi radhazi të kuqezinjve, të cilët mundohen që të gjejnë golin edhe nëpërmjet goditjeve standarte.
37’ Barkovski ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Shehut.
34’ Lukashov provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke kaluar sferën mbi traversën e Berishës. (VIDEO)
31’ Begunov ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Hoxhës.
28’ GOOOL SHQIPËRIA! Manaj merr topin në kufijtë e zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë që mposht portierin e Bjellorusisë. (VIDEO)
21’ Asllani tenton përsëri, por këtë herë i bllokuar nga mbrojtja bjelloruse.
17’ Gjuajtje e jashtëzakonshme e Asllanit nga jashtë zonës, sfera prek traversën e shkon jashtë. (VIDEO)
15’ Laçi del në fundore në të djathtën, sfera e gjuajtur prej tij shkon mbi traversë.
13’ Berisha bën një mrekulli duke devijuar në shtyllë gjuajtjen e Seljava. Aksioni ishte i pavlefshëm për një prekje topi me dorë. (VIDEO)
8’ Barkovski tenton përsëri nga e djathta e sulmit bjellorus, sfera për fat nuk gjen portën.
7’ Kontsevoi tenton me një gjuajtje nga e djathta e sulmit, Mitaj bllokon. (VIDEO)
2’ Pas një goditje nga këndi, Laçi ka mundësinë të shtyjë sferën në rrjetë, por një mbrojtës bllokon topin në vijën fatale. (VIDEO)
1’ Nis ndeshja në Budapest.
FORMACIONET ZYRTARE
BJELLORUSIA: Lapukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Peçenin, Seljava, Ebong, Lukashov, Kontsevoi, Shumanski, Berkovski.
Trajner: Viktor Gonçarenko
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Mitaj, Shehu, Pilo, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj.
Trajner: Rolando Maran
