Champions League Futboll Sport

SHERRIFF TIRASPOL-REAL MADRID/ Ancelotti: Është lojtari më i rrezikshëm në botë për momentin

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, e ka shpallur Vinicius Junior “lojtarin më të rrezikshëm në botën e futbollit” për momentin.

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Sheriff, Ancelotti ka theksuar ndikimin që ka patur braziliani në këtë sezon.

“Për shkak të mënyrë si luan, mendoj se ai është lojtari më i rrezikshëm në botë për momentin. Sepse nuk ka shumë lojtarë që mund të bëjnë atë që bën ai aktualisht”, ka thënë trajneri italian.

“Ky është mendimi im. Ai duhet të përmirësohet sepse situata një kundër një janë të rëndësishme në futboll, por nuk janë gjëja më e rëndësishme. Duhet të mësojë dhe besoj se do ta bëjë”.

Related posts

I PAPARË/ Djali i PJANICIT imiton RONALDON, videoja bëhet “virale” në rrjet (PAMJE)

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH? E ardhmja e Dembeles e pasigurt. Ngecin sërish bisedimet mes tij e Barcelonës

F.autor

SULMUESI U ZHDUK NGA KAMZA/ Prezantohet në Spanjë si… drejtor marketingu

F.autor

Leave a Comment