Futboll

Ramadan Ndreu: Vendosën episodet, jemi shumë të qetë

Një humbje e pësuar për shkak të disa episodeve. Kështi e konsideron disfatën në Laç trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, që ka dishimet e tij për vendimet arbitrare.

“Protesta jonë ishte shumë e shkurtër dhe nuk mund të braktisësh fushën. Do të shoh ndeshjen edhe një herë para se të dal me një gjykim. Nuk mund të kapësh fragmente të ndeshjes. Në momentet kur del me të kuq një lojtar dhe luan jashtë fushe, është kundërshtari në favor. Këto janë episodet, në ndeshjen me Flamurtarin ishte 2-1 për ne dhe nuk e di se ku i kishte sytë anësori, pozicion jashtë loje dhe penallti”.

Në lidhje me ndryshimin në formacion në rolin e portierit, ku luajti tityllar Avdyli, Ndreu dha këtë shjegim:

“Sot menduam t’i jepnim mundësinë Avdylit, është më i mirë me topat e lartë në zonë. Por në vendin ku morëm masat, aty gabuam. Por ndodhi goli dhe nuk ke çfarë të thuash. Mendoj se jemi shumë të qetë, në katër ndeshjet e fundit nuk kemi treguar shenjë nervozimi.”

Trajneri krutan nuk është shumë i shqetësuar për mungesën e fitores në takimet e fundit, për aq kohë sa skuadra e tij luan mirë.

“Kampionati është i ashpër por e rëndësishme është që skuadra po luan më mirë, që në ndeshjen me Vllazninë, në Vlorë dhe sot. Duhet të ndajmë nervozimin me luftën e fortë sportive. Më kënaq skuadra që vrapon, punon dhe jep maksimumin në fushë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira pavarësisht se rezultatet nuk kanë ardhur”.

Related posts

FITORE PA SHPRESË/ Bale “zhbllokohet” pas 100 ditëve dhe i jep fitoren REALIT (VIDEO)

Isa.Autor

RIVAL NGA SUPERIORJA/ Ja me kë do të luajë Kukësi në miqësore para ndeshjeve të Europa League

Delo.autor

DY VJET USHTAR OSE 4 MUAJ BURG/ Karriera e 18-vjeçarit të Fulham në udhëkryq, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment