Futboll

Spektakël, gola dhe permbysje, Milan merr fitore të cmendur ndaj Chievos

​Milani ka marrë pikët e plota në “San Siro” falë golit të vonshëm të Andre Silvas, në minutën e 82’të.

Milani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke regjistruar fitoren e pestë me radhë. Të besuarit e Gennaro Gattusos vuajtën shumë në “San Siro” kundër Chievos, por në fund morën pikët e plota duke triumfuar 3-2.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 10’të më golin e Hakan Calhanoglu, mysafirët përmbysën gjithçka brenda dy minutave. Mariusz Stepinski realizoi gol për mysafirët në minutën e 33’të për 1-1 ndërsa i befasoi vendasit me një supergol, Roberto Inglese, në minutën e 35’të.

Por, Milani u këndell dhe në pjesën e dytë. Fillimisht me Patrick Cutrone barazoi rezultatin (2-2), kurse në minutën e 82’të, Andre Silva kaloi në epërsi sërish vendasit për t’ia siguruar tri pikë Kuqezinjve.

Teksa në fund fare humbi penallti Franck Yannick Kessie.

Pas kësaj fitore Milani ka shkuar në kuotën e 50 pikëve, tri më pak se Lazio në pozitën e pestë dhe pesë më pak se Interi në pozitën e katërt.

Related posts

TJETËR BLERJE/ Napoli zyrtarizon portierin e kombëtares italiane

Isa.Autor

NGA “BENIAMINI” I DE BIEASIT TEK DËMTIMET/ Edy Reja nis ndarjen e skuadrës, ja strategjia e trajnerit

Delo.autor

E BUJSHME/ Zbulohen kërkesat e Sarrit për Igli Taren, trajneri kërkon tek Lazio futbollistin e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment