Futboll

Atalanta e Berishës shënon fitore të thellë ndaj Veronës

Atalanta e Etrit Berishës ka shënuar fitore të thellë 0-5 ndaj Hellas Veronës në transfertë. Skuadra ku aktivizohet portieri kuqezi ka marrë tre pikë të vlefshme në kuadër të javës së 28-të të kampionatit. Bryan Cristante e nisi goleadën që në minutën e 2-të të takimit, ku i dha avantazhin skuadrës.

Në minutën e fundit të takimit ishin përsëri miqtë që dyfishuan shifrat me anë të Josip Ilicic. Mesfushori zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ku arriti të realizojë edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të ndeshjes, duke çuar shifrat në 0-4 ndërsa Alejandri Gomez gjeti rrjetën e pestë për skuadrën.

Gjyqtari i takimit akordoi edhe pesë kartonë të verdhë në këtë sfidë, tre për vendasit dhe dy për miqtë, për shkak të tensionit dhe faulleve të shkaktuara. Me këtë fitore Atalanta shkon në kuotën e 44 pikëve e pozicionuar në vendin e shtatë ndërsa Verona në të parafundit me 22 pikë.

Related posts

EURO 2020″/ Locatelli nuk mund të ndalet, NDËSHKON Zvicrën me një gol “ALLA BALOTELLI” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË KTHYER NË PROTAGONIST TEK MALLORCA/ Trajneri elozhe Muriqit: Kemi një lojtar dominant dhe…

Delo.autor

Klauzola e ulët, shansi i fundit për rinovimin e De Vrij me Lazion

Q.Autor

Leave a Comment