Futboll Ligue 1

Polemikat për penalltitë, Neymar tregon pse i injoroi tifozët e PSG

Neymari thotë se nuk festoi me tifozët sepse nuk ndihej mirë dhe u nis për në zhveshtore.

Neymar, që shënoi dy gola kundër Montpellier në fitoren prej 4:0 të Paris Saint Germain, është larguar sërish i zemëruar nga “Parc des Princes”.

Braziliani i blerë për 222 milionë euro nga Barcelona, nuk duket aspak i lumtur në Paris pas vërshëllimave ditë më parë nga tifozët për shkak se nuk e lejoi Edinson Cavanin që të shënojë nga pika e bardhë që do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të klubit, rekord që e theu vetëm mbrëmë.

Zhgënjimin me tifozët Neymar e ka vazhduar edhe pas sfidës me Montpellier. Braziliani pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit nuk shkoj për të festuar me shokët dhe tifozët, u nis drejt dhomës së zhveshjes.

Por, ai thotë ta ketë bërë këtë vetëm se kishte disa shqetësime, për asgjë tjetër.

“Pse nuk festove me tifozët? Ishte vetëm për shkak se kisha disa shqetësime”, u shpreh Neymar.

Related posts

PROTAGONIST ABSOLUT PËR PIATEK/ Zbulimi i Serisë A falënderon për mbështetjen dhe…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Benzema i dhuron fitoren Real Madrid me dopietë dhe kualifikimin. Zidane shpëton stolin

Delo.autor

HISTORI SUKSESI/ 16-vjeçari shqiptar shpallet për herë të tretë kampion në Gjermani

Delo.autor

Leave a Comment