Futboll

Jose Mourinho me superlativa për dy ish-madrilenët, portugezi injoron Januzaj

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thurur elozhe për dy futbollistët e Napolit, Jose Callejon dhe Raul Albiol, të shndërruar në pika referimi për skuadrën e kaltër dhe suksesin e korrur nga ekipi i trajnerit Sarri në këto tre sezonet e fundit, ndonëse pa mundur të vlerësohet me trofe. Të dy futbollistët spanjollë kanë përjetuar një eksperiencë të rëndësishme te Real Madrid, nën urdhrat e “Special One”, duke fituar një kampionat dhe një Kupë Mbreti, madje duke iu afruar tripletës me Champions League. Callejon dhe Albiol me Mourinhon kanë gjetur hapësira dhe minuta, aq sa vetë Callejon zëvendësonte yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Rezultate imazhesh për albiol callejon napoli

“Hidhini një sy futbollistëve të larguar nga Real Madrid dhe do të mund të konstatoini sikurse në rastin e Albiol dhe Callejon se çfarë u shndërruan, dy yje te Napoli. Pastaj, provoni të gjeni futbollistët e larguar nga Manchester United dhe hajdeni të më thoni se ku kanë përfunduar…”, deklaroi sëfundmi trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho. Deklarata të rënda këto në adresë të lojtarëve të larguar nga United: Depay, Januzaj dhe Schneiderlin, pas ardhjes së portugezit në krye të pankinës.

Imazh i ngjashëm

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Ronaldo ka një mesazh: Le të jemi mirënjohës!

Delo.autor

Precedentët, vetëm Liverpuli di ta ndalë Realin e Madridit

Sadik.Autor

DËMTIMI I RËNDË/ Dridhet Partizani: Alban Hoxha rrezikon mbylljen e sezonit

Isa.Autor

Leave a Comment