Futboll

Dortmundit i mjafton Batshuayi, fitore shprese për Kolnin

Borussias së Dortmundit i mjaftoi Michi Batshauyi për të siguruar tri pikë ndaj Hanoverit. Një ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, me raste dhe mundësi nga të dyja krahët, por fati ishte në anën e verdhzinjve. Në minutën e 24-t, sulmuesi i vendasve, Batshuayi, realizoi për të tijtë. Minutat në vazhdim u karakterizuan nga loja e qetë.

Dëshira e Hanoverit për të marrë një pikë në këtë transfertë nuk mjaftoi, me Dortmundin që të paktën për momentin blindon vendin e tretë në renditje, ndërsa për Hanoverin kjo ishte humbja e katërt radhazi në kampionat.

Fitore shpresë për Kolnin për mbijetesë përballë Bayer Leverkusenit, që u dorëzua 2-0 në “Rhein Energie Stadion”. Golat për vendasit, që renditen të parafundit me 20 pikë u shënuan nga Osako në pjesën e parë dhe Zoller në fraksionin e dytë.

Related posts

BOTA E PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ E paimagjinueshme: “Muri i verdhë” i Dortmundit ndryshon ngjyrë

Delo.autor

INZAGI ME SURPRIZË NË PORTË/ Zikaltërve u rikthehet dyshja e sezonit të kaluar. Si pritet të rreshtohet Interi sonte ndaj Kremonezes

F.autor

MISION I PËRMBUSHUR/ Italia mposht Bosnje Hercegovinën dhe siguron kalifikimin në Nations League

Delo.autor

Leave a Comment