Futboll Shqipëri Sport

BATUTA PAFUND MES VETERANËVE “KUQEZI”/ Rraklli ngacmon Duron: A e gjete numrin e fanellës? (VIDEO)

Kthimi në grumbullim si një herë e një kohë i ish-futbollistëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit për ndeshjen e yjeve, ka kthyer edhe batutat e famshme dhe ngacmimet që kishin me njëri-tjetrin lojtarët në vitet kur zbritnin në fushën e blertë.

Protagonistë sot, në udhëtimin me autobus të grupit kuqezi drejt një prej zonave të prekura nga tërmeti, kanë qenë Altin Rraklli dhe Klodian Duro.

Rraklli ka ngacmuar Duron për numrin e fanellës, pasi një herë e një kohë kishte “rivalitet” mes të dyve për atë me numrin 10.

“A e gjete numrin e fanellës”, e pyeti duke qeshur Rraklli. “Atë që kam mbajtur gjithmonë”, tha Duro.

“Me ty u rrita unë o burrë”, vijoi ai duke lënë të kuptohej se për këtë ndeshje ndoshta do t’i kthehej prapë 18-ës që kishte mbajtur në vitet kur luante Rraklli.

“Po se Kavaja dhe Elbasani kanë shkuar gjithmonë, mos kujtoni ju se nuk shkojnë”, vijoi mes të qeshurave të lojtarëve të tjetër Rraklli.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kastrioti. Rezultati 3-1

Delo.autor

“EURO 2020″/ As Sterling dhe as Harry Kane, UEFA surprizon me lojtarin e ndeshjes. Trofeun e fiton…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Sulmuesi Torres përfiton nga një përgjumje në mbrojtje dhe ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment