Futboll

Jo të gjithë e duan Barcelonën, ylli i PSG e refuzon

Nga ana tjetër, Verratti i jep kurajo skuadrës që të hedhë pas krahëve eliminimin nga Champions League nga Reali i Madridit. “Ata janë një rival i fortë por edhe në nuk jemi shumë larg tyre. Gjërat e vogla bëjnë diferencën. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, por ishim në disavantazh golash. Mos harrojmë që nuk kishim as Neymar në skuadër, që është njësoj sikur Barcelonës t’i heqësh Lionel Messin.”

Marco Verratti do ta shohë Botërorin e Rusisë nga shtëpia, me Italinë që nuk arriti të siguronte kualifikimin, por lojtari gjithsesi nuk mendon se Gian Piero Ventura është një trajner i keq. “Ventura kishte një vizion taktik. Ndoshta kjo është në rregull me klubet, por në një ekip kombëtar është më e vështirë të përshtatesh për pak ditë. Organizimi është shumë i rëndësishëm, por një kombëtare nuk mund të bëjë gjithçka me taktikë. Kam shumë respekt për Venturan, ai është ai Zdenek Zeman por nëse e vendos këtë të fundit në një kombëtare, jo të gjithë do ta kuptonin.”

Related posts

I ZHGËNJYER ME PSG/ Messi: Jam i vetmi kampion bote që nuk mori mirënjohje nga klubi

F.autor

Me sytë në lot dhe ”gishtin në plagë”, Shtubina gjen fajtorët e rënies

Sadik.Autor

SUPER SKANDALI/ Mjekët VJEDHIN të dhënat mjekësore të Ferguson, do shkojnë në…

Isa.Autor

Leave a Comment