Futboll

Kuarteti që Inter po përgatitet të ketë gati në verë

Inter raportohet se po punon për katër blerje dhe të katërt do të vinin në fund të sezonit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inter ka besim se do të nënshkruajë me Lautaro Martinez nga Racing Club, megjithëse Borussia Dortmund ka shfaqur interes në ditët e fundit për sulmuesin.

Për sa i përket De Vrij, gazeta pretendon se mbrojtësi i Lazio-s ka arritur marrëveshjen për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 4.2 milionë euro në sezon plus bonuset.

Lojtari tjetër është mesfushori i Roma-s Kevin Strootman dhe La Gazzetta pretendon se Inter do të përdorte Marcelo Brozovic ose Joao Mario për të paguar klauzolën 32 milionë euro të holandezit.

Dhe lojtari i fundit që kërkohet nga Inter është Kwando Asamoah i Juventus, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Related posts

FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Atletico kërkon të marrë në janar mesfushorin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

MILAN-VERONA/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, Caprari ndëshkon Milan-in me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PËRGJAKET PARISI/ 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

F.autor

Leave a Comment