Futboll

Floyd Mayweather: Mund të bëja Cristiano Ronaldo-n të mbyll karrierën te Newcastle

Floyd Mayweather pretendon se mund të blejë klubin e Newcastle United dhe të rikthejë Cristiano Ronaldo-n në Premier League.

Legjenda e boksit njihet për investimet multi-milionëshe dhe tani i ka shkuar në mendje të blejë një klub në Premier League.

Gjigantët e veri-lindjes Newcastle kanë disa muaj që po kërkojnë një blerës të ri dhe Mayweather tashmë ka një ide për të investuar.

“Nëse do të investoja do të qëndroja shumë në qytetin e Newcastle duke festuar. Jam i dashuruar pas Newcastle, aty bëhen festat më të çmendura në botë.

Floyd Mayweather has come out with the bizarre claim he could buy Newcastle United

“Jam takuar me disa prej lojtarëve vitin e kaluar dhe janë djem të mirë. jam gjithmonë i hapur për mundësitë e reja për të investuar pasi e dua sportin, por unë investoj me kokë dhe jo me zemër.

Mbase futbolli nuk është loja ime por unë kam lidhje kudo. Cristiano Ronaldo është një mbështetës i vjetër i imi dhe një mik i mirë, kështu që do të jem në gjendje ta sjell te Newcastle për të mbyllur karrierën.”

Nëse Mayweather është serioz apo jo, mbetet për t’u parë.

Related posts

U MUNDË NGA MILANI/ Tifozët e ROMËS protestojnë kundër klubit të tyre

Isa.Autor

E PAIMAGJINUESHME/ UEFA planifikon ta luajë Championsin në fundjavë, Gjermania është…

Isa.Autor

Zëvendësuesi i Astorit shënon gol ndaj Beneventos, shikoni si feston ai

Q.Autor

Leave a Comment