Futboll Sport

ELEMINIMI NGA KUPA E ITALISË/ Mourinho: Pjesa e parë e tmerrshme, kjo skuadër ka vështirësi me rotacionet

Roma u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Italisë, pasi Cremonese fitoi ndaj kryeqytetasve. Jose Mourinho nuk i kursen fjalët për të komentuar eliminimin e bujshëm të Romës.

“Kemi pasur një pjesë të parë të tmerrshme, të një niveli shumë të ulët. Në të dytën, gjysmë gabimi individual, jashtë kontekstit, na preu këmbët rezultati 2-0, patëm një reagim të mirë, por ata u mbrojtën shumë dhe ishim të pafat. Megjithatë, mësova të mos qaj për humbje dhe të pres me padurim ndeshjen e radhës. Mund të them se skuadra jonë ka vështirësi me rotacionet, ka vështirësi të luajë tre ndeshje në një javë.

Urime Cremoneses, ata kanë bërë dy fitore të mëdha jashtë shtëpisë. Kjo është një kupë e çuditshme, që vë në vështirësi ata që vijnë nga Serie B, si ata dhe për këtë arsye ishin edhe më mirë, vërtet urime”, është shprehur Mourinho.

Related posts

“AS” HEDH BASTIN E MADH/ Ja sa para do të paguajë Real Madrid për Mbappe

Delo.autor

Parashikuesi Erikson: Më mirë të luanin kundër Brazilit sesa ndaj Suedisë

Isa.Autor

ARSENAL-WEST HAM/ Publikohen formacionet: Emery lë në stol “trurin” e ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment