Futboll

Vetëm Allegri dhe Sarri kanë bërë më mirë se Gattuso…

Skuadrat e Allegri dhe Sarri kryesojnë bindshëm renditjen e kampionatit të Serie A, por në vendin e tretë të klasifikimit pikë për ndeshje të trajnerëve, bie në sy prania e Gattuso, trajneri aktual i AC Milan. Dy vendet e fundit të kësaj renditje speciale mbahen nga dy trajnerë që janë shkarkuar Jurci (0.5 pikë për ndeshje) dhe Baroni (0 pikë). Në vendin e tretë nga fundi, në këtë renditje ku janë 28 trajnerë që kanë punuar sivjet në Serie A gjendet De Zerbi me (0.53 pikë), pas Pecchia që ka marrë 0.79 pikë për ndeshje.

Image result for allegri sarri

Duhet theksuar edhe fakti që thuajse të tetë trajnerët që e kanë marrë skuadrën në kampionat e sipër kanë bërë më mirë se ata që kanë qenë para tyre. Përmirësimet më të dukshme i kanë pasur Genoa (nga 0.5 pikë për ndeshje me Juric te 1.5 pikë për ndeshje me Ballardini) dhe Milan (nga 1.43 pikë për ndeshje me Montella te 2.14 pikë për ndeshje me Gattuso). E vetmja skuadër që nuk është përmirësuar ka qenë Torino që ka marrë 1.22 pikë për ndeshje me Mazzarri, ndërsa me Mihajlovic kishte marrë 1.32 pikë për ndeshje.

Image result for gattuso

Renditja e 28 trajnerëve pikë/ndeshje që kanë punuar sivjet në Serie A…

2,59  Allegri [Juventus]

2,52  Sarri [Napoli]

2,14  Gattuso [Milan]

2,03  Di Francesco [Roma]

1,96  Spalletti [Inter]

1,86  S. Inzaghi [Lazio]

1,57  Gasperini [Atalanta]

1,57  Giampaolo [Sampdoria]

1,50  Ballardini [Genoa]

1,46  Pioli [Fiorentina]

1,43  Montella [Milan]

1,32  Mihajlovic [Torino]

1,31  Oddo [Udinese]

1,22  Mazzarri [Torino]

1,17  Donadoni [Bologna]

1,15  Lòpez [Cagliari]

1,14  Iachini [Sassuolo]

1,00  Delneri [Udinese]

0,92  Zenga [Crotone]

0,89  Maran [Chievo]

0,86  Semplici [SPAL]

0,80  Nicola [Crotone]

0,79  Pecchia [Hellas Verona]

0,79  Bucchi [Sassuolo]

0,75  Rastelli [Cagliari]

0,53  De Zerbi [Benevento]

0,50  Juric [Genoa]

0,00  Baroni [Benevento]

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ United ngushton rezultatin, ja autori golit (VIDEO)

Q.Autor

Anglia SHKATËRRON SPANJËN/ Sterling shënon sërish (VIDEO)

Isa.Autor

TENSIONE TEK PSG/ Mbappe i prerë me Al-Khelaïfi: Dua të LARGOHEM drejt…

F.autor

Leave a Comment