Futboll Seria A Sport

NDIZET ALARMI TEK JUVENTUS/ Shtohen problemet për trajnerin Allegri, Italia i dëmton sulmuesin…

Ndeshja me Napolin, të shtunën pasdite në orën 18:00 afron, ndërsa Masimiliano Alegri në vend që të mendojë për strategjinë sesi të rikuperojë 5 pikët diferencë ndaj të kaltërve (por edhe ndaj Interit, Milanit, Romës e Lacios), aktualisht është i impenjuar për të numëruar lojtarët që do të ketë në dispozicion, pasi situata është vërtet kaotike.

Ato që kanë shkaktuar këtë kaos në mendjen e “Kontit Maks” janë sidomos 5 futbollistët amerikano-jugorë, të cilët do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme (të enjten), duke gdhirë e premtja. Paulo Dibala do të jetë në fushë në orën 1:30 (Argjentinë-Bolivi); Rodrigo Bentankur me Uruguain në 00:30 ndaj Ekuadorit; Danilo e Sandro në 2:30 të mëngjesit në Brazil-Peru dhe Kuadrado në 1:00 në Kolumbi-Kili.

E gjithë kjo bën, që duke llogaritur edhe diferencën e orarit mes Italisë dhe Amerikës së Jugut, sido që të jetë, të pestë këta titullarë të Alegrit të mos jenë në Torino më përpara sesa mesnata e të premtes dhe duke llogaritur që ndeshje do të luhet vetëm 18 orë më pas, nga Dibala e deri te Kuadrado nuk do të kenë mundësinë as që të kryejnë një seancë të plotë stërvitore. Gjithsesi, nëse kjo mund të duket keq, Juventusit i shtohet një problem shumë herë më i madh edhe nga grumbullimi i Italisë. Në mëyrë surprizë, mëngjesin e djeshëm trajneri Mançini ka liruar Federiko Kiezën, pasi sulmuesi ka pësuar një tërheqje në muskujt e pasëm të kofshës, i cili duhet verifikuar me kujdes.

E gjitha kjo rrit jo pak panikun në kampin bardhezi, duke menduar se Alegri nuk ka as luksin që t’i lejojë vetes edhe të rrezikojë ndonjë prej futbollistëve të tij. Arsyeja lidhet mbi të gjitha me faktin se përveç transfertës me Napolin të shtunën, Juventusi do të zbresë sërish në fushë të martën, në një tjetër transfertë mjaft të largët si ajo në Suedi me Malmon, për Ligën e Kampioneve dhe e mbyll javën e ferrit të dielën, në “Allianz Stadium”, në supersfidën kundër Milanit.

Tani shpresohet vetëm që Zoti të dëgjojë lutjet e trajnerit të Juventusit, ndërkohë që tifozët duket se janë gati që të bëjnë protestën e tyre të radhës, pas një nisjeje sezonale që më të shëmtuar dhe të frikshme nuk mund të kishte, në rast të një tjetër rezultati negativ në “Diego Armando Maradona Stadium”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tirana mposht Dinamon falë golit të Xhixhës dhe ruan distancën në krye

Delo.autor

SPAIN-NORWAY/ Spanjollët kalon sërish në epërsi, shënon Ramos

Delo.autor

Gazetari nga Kosova shpërthen ndaj Dukës: 15 vite na keni trajtuar si argat të shatit, tani shkoni në…

Sadik.Autor

Leave a Comment