Futboll

Cristiano Ronaldo shton rekordet personale

Cristiano Ronaldo shënoi 4 gola ndaj Gironas dhe për portugezin ky ishte hat–trick që mban numrin 50 në të gjithë karrierën e tij.

Në 41 raste ai ka lënë fushën e lojës me 3 gola të shënuar, ndërsa ka shënuar 4, në 7 raste dhe nga 5 gola në dy ndeshje.

34 hat-trick ka realizuar sulmuesi në kampionatin spanjoll dhe viktima e tij e preferuar ka qenë Sevilla. Ronaldo plotësoi rekordin e 50 hat–trick 10 vjet e dy muaj pasi kishte realizuar të parin kur luante për Manchester United. Me skuadrën e tij në Premierleague ai fitoi 6-0 ndaj New Castle. Gjithsesi ai ka ende një peng. Nuk ka realizuar një tregolësh ndaj Barcelonës në El Classico.

Ronaldo ka shënuar 19 herë në 10 ndeshjet e fundit për Madridin në të gjitha kompeticionet për një total prej 22 golash duke u renditur në vend të dytë në listët e golashënuesve më të mirë.

Related posts

SPEZIA-JUVENTUS/ Gyasi dhuron spektakël dhe ndëshkon “Bardhezinjtë” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare/ Inzaghi është trajneri i ri i Bolognas

Sadik.Autor

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Pirlo do argjentinasin e Serisë A, ndez sfidën me Inter

Delo.autor

Leave a Comment