Formula 1

Veshja e Hamilton kushton më shumë se 100 milion paund

Lewis Hamilton pritet që të fillojë sezonin e ri në Formula 1 me një kostum gare që do të vlejë 112 milion paund. Kjo për shkak të marrëveshjeve së tij me sponsorët.

Vozitësi që vesh kostum gare dhe vozit makinë të Mercedesit do të gjenerojë nga kjo marrëveshje 17 milion paund më shumë se skuadra e Manchester City, e cila fiton më se shumti para nga sponsorët me fanella.

Hamilton e fillon garën e tij për herë të pestë për ta mbrojtur titullin botëror në Australian GP këtë të diele.

Kostumi i tij i garave i ka 12 logo të sponsorëve, që i sjell Mercedesit 112 milion paund të ardhura gjatë vitit 2018.

Kjo do të thotë që nga kjo marrëveshje Mercedes dhe Hamilton përfitojnë 17 milion funte më shumë se skuadra e Manchester Cityit, e cila ka marrëveshje prej 95 milion paund për reklama në sezon për fanella.

Hamilton përpos përfitimeve nga kjo kontratë, fiton edhe 10 milion nga reklamat e tjera për çdo vit nga garat nëpër botë.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Bottas stërvitje në -22 gradë për të ndalur dominimin e Hamilton

Delo.autor

PAS VIZITËS SË SCHUMACHER NË SHTËPI/ Flet Ish-shefi i “FERRARIT”: Ju rrëfej gjendjen e tij…

Isa.Autor

PILOTI I “RED BULL”/ Ricciardo në “ajër”: Nuk kam ende një kontratë për 2019-ën

Isa.Autor

Leave a Comment