Futboll

Bayern Munich shfaq interes të madh për yllin sulmues të RB Leipzig, Emil Forsberg

Bayern Munich po tregon interes të madh për yllin sulmues të RB Leipzig, Emil Forsberg. “Calciomercato.it”, shkruan se përveç Juventusit dhe Arsenalit edhe kampionët e Gjermanisë janë favoritë për të siguruar shërbimet e suedezit Emil Forsberg.

Megjithatë, ylli i ofensivës së RB Leipzig ende ka një kontratë deri në vitin 2022. Nëse Forsberg do të transferohet në Bayern, do të vendoste një rekord të ri në Bundesliga.

Blerja më e shtrenjtë deri më tani është Julian Draxler, i cili u transferua nga Schalke 04 në VfL Wolfsburg në vitin 2015 për 43 milionë euro.

Forsberg ndoshta do të jetë shumë më i shtrenjtë. Gjithsesi duket shumë e vështirë, që ky operacion të realziohet këtë merkato vere, pasi Leipzig nuk dëshiron ta shesë. 26-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Leipzig dhe nënkampionët nuk kanë as interes dhe as nevojën financiare për ta shitur superyllin e tyre, madje edhe te rivali i FC Bayern.

Related posts

NGA RIKTHIMI NË FUSHË I BROJËS, TEK FITORJA NË SHBA E UZUNIT/ Ja gjendja e legjionarëve kuqezi para sfidës me Anglinë

F.autor

MERR FUND DILEMA/ HYSAJ “zgjedh” NAPOLIN, agjenti italian zbulon të vërtetën

Isa.Autor

MOLDOVA-FRANCE/ “Miqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Varane

Delo.autor

Leave a Comment