Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ HYSAJ “zgjedh” NAPOLIN, agjenti italian zbulon të vërtetën

Tashmë dihet që mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj do të qëndrojë në Napoli. 24-vjeçari u përfol se do t’i bashkohej ish-teknikut të “Partenopei” Maurizio Sarri, por drejtuesit napolitanë reaguan në kohë për të bllokuar shitjen e mbrojtësit të djathtë te Chelsea.

Për të shpjeguar situatën ka folur vetë menaxheri i Hysaj Mario Giufreddi. Ai ka folur për disa media në Itali ku ka theksuar se ” Të Kaltrit” nuk e pranonin largimin e tij pasi konsiderohe shumë i vlefshëm për klubin dhe teknikun Ancelotti.

Ende nuk është firmosur marrëveshja që do ta mbajë Hysajn në “San Paolo”, por menaxheri italian është shprehur i gatshëm të nisë bisedimet me klubin italian.

Related posts

Renditja e UEFA-s për klube, Reali në krye. Milani në pikiatë

Sadik.Autor

Nuk ndalet Man City, Jesus shënon golin e tretë (VIDEO)

Sadik.Autor

Mourinho ofron 60 mln euro për ish-interistin, oferta refuzohet

Sadik.Autor

Leave a Comment