Futboll

Agjenti zbulon të ardhmen e francezit të Manchester United

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial kohët e fundit është lidhur me një transferim në Juventus. Gjithsesi agjenti i tij i hodhi poshtë këto spekulime duke siguruar, se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me një transferim të mundshëm në Torino. “Unë kurrë nuk i kam takuar drejtuesit e Juventusit dhe Doyen Sports nuk përfaqësojnë interesat e Martial. Gjithçka, që është raportuar nga mediat italiane është një lajm i rremë”, tha Philippe Lamboley, drejtor i kompanisë së menaxhimit UFSA.

Lidhur me të ardhmen e Martial në Manchester United, Lamboley tha: “Nuk mund ta konfirmoj nëse Martial do të mbetet në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. Më vjen keq, por nuk mund të shtoj asgjë tjetër për këtë. Qëllimi i Martial është të fitojë FA Cup dhe të përfundojë në vendin e dytë me Manchester United. Në këtë mënyrë “Djajtë e Kuq” do të kualifikoheshin për Champions League”. 22-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 40 paraqitje, në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Ai u bashkua me Manchester United për shifrën e 80 milionë eurove (duke përfshirë edhe bonuset) në verën e vitit 2015.

Related posts

VIDEO/ Gafa më e rëndë e vitit, shikoni çfarë bën sulmuesi me portën e boshatisur

Q.Autor

​(FOTO) Njihuni me golashënuesit më të mirë të këtij sezoni në Premierligë

Q.Autor

PO SHKËLQEN ME “DEMAT”/ Zbulim i trajnerit Daja, Partizani ka një “gjeneral” të ri në mesfushë

Delo.autor

Leave a Comment