Futboll Seria A Sport

LOJTARI I PARË I INFEKTUAR NË SERIE A/ Portieri i klubit të njohur italian konfirmon se është prekur nga Covid-19

Portieri i Romës, Antonio Mirante ka konfirmuar në rrjetet sociale se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Portieri konfirmoi se pavarësisht se ka dalë pozitiv me Covid-19 ndihet mirë.

mirante

Mirante është asimtomatik dhe është lojtari i parë i prekur nga Covid-19 në Serinë A. “Përshëndetje të gjithëve, siç disa prej jush mund ta dijnë unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Doja të ju thoja se jam mirë. Nuk kam simptoma dhe ndihem mirë. Jam izoluar, dhe shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt dhe të bashkohem me shokët e ekipit.

Ju falenderoj për mesazhet që më keni dërguar”, përfundon psotimi i Mirantes. 37 vjeçari ka luajtur vetëm 5 ndeshje në sezonin 2019-2020 dhe e ka mbajtur portën të paprekur në dy ndeshje.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Laçi i Duros mposht kryesuesit e Vllaznisë dhe i falen Xhixhës

Delo.autor

Kupa e Shqipërisë është një “komardare shpëtimi”!!!

Q.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Vetëm 1 minutë lojë nga pjesa e dytë, Firmono ndëshkon “DJajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment