Futboll

Jose Mourinho kthen sytë nga mesfushori i Arsenalit

Jose Mourinho është i gatshëm ta shfrytëzojë mosmarrëveshjen mes Arsenalit dhe Aaron Ramsey rreth kontratës së re për ta bindur këtë të fundit të kalojë në Manchester United, raporton Daily Star.
Ramsey e ka vetëm edhe një vit në kontratë me “Topçinjtë” dhe Mourinho mendon se mesfushori uellsian mund t’i ndihmojë skuadrës së tij e cila po vuan në mesfushë përkundër transferimeve të shtrenjta të Alexis Sanchez dhe Paul Pogba, transmeton Express.

Përveç United, edhe Chelsea është duke e monitoruar situatën e Ramsey.

Vetë Ramsey e ka pranuar se bisedimet për kontratë të re ishin vënë në plan të dytë nga Arsenali, klub për të cilin prioritet kishin qenë bisedimet me Sanchez dhe Mesut Ozil. /Express/

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta trondit PSG, Pasalic mposht portierin Navas (VIDEO)

Delo.autor

ÇEKI-ANGLI/ Përballja do të përcaktojë së cila skuadër do të jetë kryesuesja e grupit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TËRMET” TEK BARCELONA/ Pas përplasjes me “Pleshtin”, Bartomeu thërret urgjentisht Abidal

Delo.autor

Leave a Comment