Futboll

Allison dhe jo De Gea, Reali i Madridit zgjedh portierin e të ardhmes

Ka mahnitur të gjithë botën e futbollit me pritjet e tij fantastike dhe tashmë me të drejtë Allison, portieri i Romës dhe i kombëtares braziliane është një nga futbollistët më të kërkuar në merkato.

Klubet e mëdha që kanë nevojë për një guardian që ofron siguri për të ardhmen janë vënë në rradhë për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit me Realin e Madridit që për një si Allison ka hequr dorë edhe nga spanjolli i Manchester United, David De Gea.

Sipas mediave italiane Los Blancos po lëvizin për të firmosur me numrin 1 të Romës, madje kanë bërë gati një kontratë 5-vjeçare për Allision me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që klubit verdhekuq për të lënë të lirë portierin do t’i ofrojnë plot 60 milionë euro.

Në krahun tjetër drejtori sportiv i Romës, Monchi po përpiqet të bindë Allison të rinovojë kontratë teksa synon t’i përfshijë në marrëveshjen e re një klauzolë largimi shumë më të lartë për të shmangur interesimin e klubit merengues.

Related posts

BEFASON ARSENALI/ Anglezët nënshkruajnë me 9-vjeçarin që pritet të SUNDOI FUTBOLLIN

Isa.Autor

Stones “KËRCËNON” Panamanë: Ndaj tyre do sigurojmë raundin tjetër

Isa.Autor

DERBI EKSTREM/ Një tropojan kundër një “tironsi” autokton. Ja pikantet e sfidës së 151-të

Isa.Autor

Leave a Comment